Kamera

 

Besa Security bën Sigurimin e Objekteve të Ndryshme Përmes Sistemit të Video Vëzhgimit (CCTV)

a)      Vendosja, mirëmbajtja (servisimi) dhe monitorimi i sistemit të video vëzhgimit me mundësi të ruajtjes së incizimit deri në 30 ditë

√  Mundësia e përcjelljes së kamerave tuaja përmes internetit nga kudo që ndodheni



Sigurimi i Shtëpisë me Sistem të Kamerës & Video Vëzhgimit

Paraqitja e Pajisjeve të Kamerave & Video Vëzhgimit

Ju punoni shumë që t’i siguroni familjes tuaj siguri dhe sigurim të shtëpisë që ata e meritojnë. Mirëpo, duke qenë shumë i zënë me punë, nganjëherë ju ndodhë që të jeni larg nga familja juaj. Besa Security e ka një zgjedhje për ju, që ju mundëson të shihni me sytë e juaj që çdo gjë është në rregull në shtëpi – Besa Security® Sistemi i Kamerave & Video Vëzhgimit.

Me pajisjet e Shikimit-të-Sigurt me Video vëzhgim, ju mund të shihni shtëpinë tuaj nga pothuajse kudo në Botë! Ju merrni një sistem shtëpiak të kamerave të sigurimit me deri në 16 kamera të jashtme & të brendshme me ngjyra që mund të shihen nga çfarëdo kompjuteri që ka qasje në internet ose telefon mobil*. Apo, të shikoni kamerën në ndonjë dhomë brenda shtëpisë nga çfarëdo TV** e lidhur me kamera ose monitor të dedikuar për to.

SISTEMI I SIGURIMIT TË SHTEPISË ME KAMERA & VIDEO VËZHGIM JU MUNDËSON JUVE 

  • Të shikoni se kush është te dera para se ta hapni ju atë
  • Të konfirmoni që fëmijët janë kthyer sigurt në shtëpi nga shkolla
  • Të shikoni bebën tuaj përderisa ju kryeni punë të shtëpisë
  • Të kontrolloni shtëpinë nga zyra apo përderisa jeni në pushime apo udhëtime zyrtare
  • T’i shikoni shtëpizat e pushimit ose ndonjë shtëpi të dytë 
  • Të pranoni alarm me e-mail në shenjën e parë të problemit
  • T’i shikoni kamerat nga telefonat mobil të lidhura me internet 
  • Të incizoni deri në 30 ditë aktivitete të vazhdueshme me një DVR

Shikimi-i-Sigurt me Video vëzhgim i Besa Security ju ndihmon që të ruani fshehtësitë me një shifër bllokuese të të dhënave dhe karakteristika të sigurisë të ngjashme me ato që përdoren për shërbimet e Bankës në internet (Online Banking) dhe transaksioneve me Kredit Kartelë.  Sistemi shtëpiak i kamerave të sigurimit është i sigurt dhe në dispozicion vetëm për ty.

Kamerat e Sigurimit të Shtëpisë dhe Sistemit të Video Vëzhgimit mund të ju ndihmojnë juve që të parandaloni thyerjet! Në një studim të ri është raportuar se instalimi i Sistemit të Sigurimit të Shtëpisë me Video Vëzhgim është numri një në ndalimin e invadimit të shtëpisë. ***

Zgjedhja është e qartë... Shikimi-i-Sigurt me Video vëzhgim i Besa Security!

 

 

 

 

*  Ofruesit e shërbimeve të telefonisë mobile mund të ju ngarkojnë me pagesë për qasje në këto sisteme me pajisje pa tel.
**  Mund të mos jetë kompatibile me disa modele të TV
***  Anketa nga Java Kombëtare e Sigurimit të Shtëpisë, 29 Gusht, 2005.